Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rasti “Vizat” – të akuzuarit deklarohen të pafajshëm, kundër tyre do të dëgjohen 77 dëshmitarë

Rasti “Vizat” –  të akuzuarit deklarohen të pafajshëm, kundër tyre do të dëgjohen 77 dëshmitarë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e Ukë Rugovës dhe të tjerëve të cilët akuzohen për krim të organizuar me viza italiane. Përveç djalit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova në këtë grup janë të përfshirë edhe  ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, Qefser Bahollit, Izet Beqirit dhe Florian Petanit, të cilët edhe njëherë janë  deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen. Palët mbrojtëse e në këtë rast e kanë kundërshtuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

E kjo seancë gjyqësor ka nisur me një debat në mes të kryetares së trupit gjykues, Fatime Dermaku dhe mbrojtjes së të akuzuarit, Izet Beqirit, Besnik Berisha. Shkak ishte fakti që gjyqtarja Dermaku, ka konstatuar prezencën e mediave në procesverbal. Sipas Berishës, një gjë e tillë nuk duhet të bëhet për shkak së mediat nuk janë palë në proces por të barabartë me secilin qytetarë që merr pjesë në seancë. Avokati, Berisha madje ka kërkuar që të mbulohet fytyra e të akuzuarve.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Florije Shamolli tha se kundër të akuzuarve në këtë rast do të dëgjohen 77 dëshmitarë. Madje, sipas saj prova të cilat do të administrohen për shqyrtimet gjyqësore janë përgjime telefonike, prova nga vëzhgimi, dokumente që janë gjetur në rezidencën e të akuzuarit, Ukë Rugova, dhe prova të marra nga ekzaminimi i kompjuterët që ndodheshin në shtëpinë e Rugovës, zbulimi i të dhënave financiare, armët e gjetura në shtëpinë e të akuzuarve etj.

Shambolli tha se të gjitha këto prova do të vërtetojnë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që ngarkohen dhe të njëjtit do i shpall fajtor.

“Nga provat të cilat do të administrohen në shqyrtimin gjyqësor ku para këtij trupi gjykues do dëgjohen 77 dëshmitarë të cilët me dëshmitë e tyre do të dëshmojnë se i akuzuarit, Ukë Rugova me të tjerët iu ka mundësuar rregullimin e vizave italiane schengen për këta klient të cilat për këto viza kanë paguar shuma të ndryshme të para deri në 4 mijë euro për vizë për një individë, aplikacionet për këta klient gjatë një kontrolli u gjetën në rezidencën e të akuzuarit, Ukë Rugova. Gjithashtu një numër i këtyre aplikacioneve ishin të shoqëruar me dokumente që pretendohej të ishin kontrata të punësimit  dhe të njëjtat ishin të nënshkruara nga i akuzuari, Qefser Baholli e që këto informata përmbajnë informacione të rreme. Gjithashtu i akuzuari, Ukë Rugova nga provat të cilat do të administrojë Prokuroria në shqyrtimet kryesore do të shihet se ka pranuar aplikacione edhe nga i akuzuari, Astrit Haraqija, ndërsa i akuzuari, Florian Petani ka luajtur rolin për sigurimin e vizave schengen e të cila viza janë dhënë në mënyrë të paligjshme”, tha Shamolli.

Avokati i të akuzuarit, Ukë Rugova, Nexhat Shabanaj tha se mbrojtja do të ripotencojë mungesën e provave për vërtetimin e bazës së aktakuzës. Madje ai tha se ndaj të mbrojturi të tij janë bërë shkelje juridike të të drejtave të njeriut.

“Mbrojtja do të ripotencojë mungesën e  provave për vërtetimin e  bazës së aktakuzës, në tërësi si dhe defektet ligjore të natyrës materialo-juridike. Si rezultat i keqinterpretimit të anës materiale-juridike nga ana e prokurorisë. Një nga provat e propozuara nga Prokuroria do të vërtetoj pafajësia e të mbrojturit tim, mbrojtja do ketë kërkesë gjykatës që të fokusohet sidomos në çështjen e kualifikimit të turistit si person i kontrabanduar dhe mungesën e bazës juridike për një kualifikim të tillë nga ana e Prokurorisë“, tha ai.

Edhe mbrojtja e të akuzuarit, Izet Beqiri, Beqir Berisha e ka kundërshtuar këtë aktakuzë. Ai tha se gjatë dëgjimit të 77 dëshmitarëve emri i palës që mbron ai nuk është përmendur asnjëherë. Sipas tij nga dëshmia e këtyre dëshmitarëve asnjëri prej tyre nuk e ka kaluar kufirin ilegalisht dhe nuk ka poseduar dokumente të falsifikuara.

Berisha propozoi që të dëgjohen vetëm 27 prej dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me rastin, pasi sipas tij të tjerët nuk kanë të bëjë me këtë rast.  E me këtë u pajua edhe prokuroria e rastit por edhe trupi gjykues.

“Asnjëri nga ata asnjëherë nuk kishte kaluar kufirin ilegalisht, nuk kishte poseduar dokument të falsifikuar dhe aq më pak vizë të lëshuar në mënyrë të kundërligjshme, kishte shkuar dhe ishte kthyer brenda afatit të përcaktuar në vizë në të drejtat si turisti dhe pothuajse 100 përqind e tyre kishin përdorur rrugë ajrore nga Prishtina në vende perëndimore….47’23 Nëse Gjykata është e interesuar për një ekonomizim të kësaj procedure kujtojmë që nga 77 janë vetëm 27 që fërkohen si emra ndaj të akuzuarve, prej 77 dëshmitarëve vetëm 27 që lakojnë emrat për të akuzuarit në shqyrtim, nëse Prokuroria është e interesuar për gjykim të përshpejtuar ne jemi të interesuar të dëgjojmë vetëm  këta 27 sepse ata pjesa e mbetur deri në 77 ka lidhje me persona të tjerë jo me këtë gjykim”, tha ai. 

Ndërsa, i akuzuari Florian Petani, tha se për të njëjtat vepra penale akuzohet edhe në Itali, përkundër që janë në dijeni ai ku ka shtuar se as Prokuroria e Kosovës dhe as ajo e Italisë nuk janë dakorduar se cila të merret me të.

Madje, Petani hoqi dorë edhe nga mbrojtja e tij që në këtë rast ishte Avdullah Hoti dhe deklaroi se do mbrohet vetë.


“Unë jam i detyruar që të jap sërish fjalën hyrëse për shkak se proceset verbalet e shqyrtimit gjyqësor më duhet t’i dërgojë edhe në Itali, unë po ndiqem penalisht për të njëjtat vepra penale dhe për të njëjta fakte në kundërshtim me parimin mbi të gjitha në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit për Statusin Imunitetet Privilegjet e Misioneve Diplomatike. I cili nen mua më jep imunitet funksional në lidhje me veprimet e mija të kryera në cilësi zyrtare në Kosovë, për këtë gjë Prokuroria Speciale ka qenë vazhdimisht  në dijeni përfshirë edhe prokurorin e nderuar dhe përkundër këtij fakti as Prokuroria në Itali dhe as në Kosovë nuk e morën mundin që të koordinohen në mes të tyre dhe të vihen në dakord se cili juridiksion duhet të merret me mua në vend të kësaj preferuan që të më godasin të dyja edhe pse të dyja janë në dijeni për proceset paralele”, tha Petani.

Edhe prokurorja e rastit, Florije Shamolli e ka pranuar se i akuzuari Petani ndiqet për të njëjtat vepra penale edhe në Itali.

“Unë kam komunikuar me Prokurorinë Italian dhe ata më kanë kthyer një përgjigje se në Itali ekziston ligji në mungesë dh sipas tij është duke u mbajtur procedura në mungesë nëse gaboj është bukur kohë e gjatë dhe kam kërkuar zyrtarisht të shkoj atje dhe të shoh se në cilën fazë ndodhet gjykimi dhe çka kemi të përbashkët me prova por nuk kanë pranuar ata”, tha Shamolli.

E kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se do të kërkojnë nga shteti italian që Florian Petani ose do të akuzohet në Kosovë ose në Itali.

“Zyrtarisht kemi me kërkua nga shteti italian nëse është duke u zhvillua procedurë penale për të njëjtën çështje penale me prova të njëjta  dhe do merremi vesh ne si shtete ose këtu do gjykohesh për këtë çështje penale ose atje por jo në të dyja vendet”, theksoi ajo.

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, e ka quajtur luftë politike akuzën ndaj tij për krim të organizuar lidhur me viza italiane.

Tutje ai shtoi se ai dhe Ukë Rugova që pas  vdekjes se presidentit, Ibrahim Rugova janë luftuar dhe që 5 palë zgjedhje nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në to.

“Kjo lojë prej fillimit ka qenë politike dhe e kam ditur që është politike por nuk është lënda e parë sepse 12 lëndë deri tani i kam kaluar dhe më vjen keq që edhe prokurorja vazhdon të bëjë lojën e dikujt tjetër veç që e ka emrin jo shqiptar ku vet shefi i EULEX-it atë kohë më ka thënë se ‘ti dhe zotëri Rugova nuk do e merrni partinë në burg do iu dërgoj’…Këto lojëra politike i kam përjetuar dhe po i provoj edhe sot edhe për përgjimet zonja prokurore unë kam rekomanduar mbi 2 mijë viza sepse kam qenë kryetar i qeverisë lokale kam qenë 4 vite ministër nuk ka institucion qoftë kryetar komune apo dikush tjetër që nuk jep rekomandime”, tha Haraqija.

E avokati i ish-ministritë të Kulturës, Korab Bokshi tha se aktakuza ku përfshihen i mbrojturi i tij, Astrit Haraqija nuk përbën elementet themelore të nenit 41 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas tij, Prokuroria është munduar ta paraqes këtë aktakuzë sa më të rëndë, e cila vepër  në fakt është juridikisht e pambështetur.

Edhe Luljeta Jashari e cila në këtë rast mbron Qefser Bahollin aktakuza është e pa bazuar dhe e pa mbështetur në ligj.

Seanca e radhës ku u pajtuan të dëgjohen dëshmitarët kundër të akuzuarve do të mbahen më 31 maj nga ora 10:00.

Ukë Rugova, ish-ministri Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri dhe Florian Petani akuzohen se në bashkëpunim me 15 të akuzuar të tjerë ndërtuan një skemë e cila kundërligjshëm u siguroi të paktën 500 personave viza italiane. Në këtë proces gjyqësor janë gjithsej 20 të akuzuar, mirëpo për këta pesë të akuzuarit është veçuar procedura për qëllim të ekonomizimit duke u njohur si rasti “Ukë Rugova 1”, ndërsa për 15 të akuzuarit e tjerë procesi gjyqësor njihet si “Ukë Rugova 2”.

Lexo edhe

Video

error: