Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin e bërë zyrtarit të lartë për komunikim me publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, si rrjedhojë e prononcimeve të punës së tij zyrtare mbi veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Shqipërisë.
Prokurori i Shtetit paralajmëron se në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë.
Policia e Kosovës ka lëshuar një fletarrest ndaj Noizy pasi ai nuk është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së dërguar.
Ndërkohë Noizy dhe Dj Crax janë kapur nga autoritetet në Shqipëri dhe aktualisht ndodhen në paraburgim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në pritje për t’u ekstraduar.