Rasti i Valdrin Sahitit, Presidenca: Pasaporta diplomatike iu dha nga qeverisja e kaluar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka reaguar pas raportimeve lidhur me pasaportën diplomatike që posedon disenjatori Valdrin Sahiti dhe deklarimeve se atë pasaportë ia ka dhënë presidentja Vjosa Osmani.

Kupina ka shkruar në Facebook se presidentja Osmani asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit.

“Presidentja as nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, ka shkruar Kupina.

Emri i Valdrin Sahitit është përmendur gjatë ditëve të fundit, pasi ka pasur raportime se ai është ndaluar nga autoritetet turke.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024