Rasti i tretë në botë, shërohet pacientja me HIV

Rasti i tretë në botë, shërohet pacientja me HIV

Një grua amerikane mori një trajtim eksperimental për SIDA-n që hap shpresa të reja për shumë të sëmurë të tjerë.

Lajmi u dha në konferencën që po zhvillohet në Denver të Kolorados pikërisht mbi ‘Retroviruset dhe infeksionet oportuniste’.

Ajo është personi i tretë në botë dhe gruaja e parë që është shëruar nga infeksioni HIV.

Terapia e testuar me sukses tek pacienti përdori një metodë të transplantimit të gjakut të kordonit kërthizor neonatal dhe më pas qelizave staminale të rritur. Pacientja mori nofkën “pacientja e Nju Jorkut” (pacienti i parë e trajtuar për SIDA-n u mbiquajt “pacienti i Berlinit”) sepse ajo u trajtua në Qendrën Mjekësore të Nju Jorkut-Presbyterian ëeill Cornell në qytetin e Nju Jorkut.


Ekipi i Weill Cornell identifikoi një anomali gjenetike në gjakun e kordonit kërthizor të një të porsalinduri që e bëri atë rezistent ndaj HIV-it dhe i përdori qelizat për transplantim.

Pacientja mori ilaçe kundër refuzimit dhe antivirale për 37 muaj, pas së cilës ndërpreu të gjithë terapinë. Që sot, 14 muaj më vonë, në gjakun e tij nuk ka asnjë gjurmë të virusit HIV.

Gjaku i kordonit kërthizor është shumë më i disponueshëm sesa qelizat staminale që përdoren zakonisht për transplantet e palcës kurrizore për të cilat është shumë më e vështirë të gjesh një përputhje.

Dy pacientët e tjerë të vetëm janë shëruar nga virusi i SIDA-s :”Pacienti i Berlinit” Timothy Ray Broën dhe Adam Castillejo të cilët kishin marrë të dy transplantime të qelizave staminale nga donatorë me mutacion gjenik rezistent ndaj SIDA-s.

Lexo edhe

Video