Rasti Dehari përplas pushtetin me PDK-në
Lexohet për: 3 min.
332862533_951756742854845_7532613658070365800_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një përplasje është zhvilluar në mes të pushtetit dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, pasi ky i fundit tha se interesi i partisë në pushtet është që të mos zbardhet rasti Dehari.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se qeveria ka qëllim të kap drejtësinë përmes këtij rasti andaj sipas tij i njëjti nuk po zbardhet.

Fjalimin e tij e ka kundërshtuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetët e Vetëvendosjes të cilët në shenjë revolte kanë shkaktuar zhurmë nga ulëset e tyre. 

“Janë dy parakushte për me zbardhë vetëvrasjen apo vrasjen e Astritit, e para kushti i parë është zbardhja e rastit të sulmeve terroriste në presidencë dhe objekte të qeverisë. Por rastin e sulmeve terroriste mbi institucionet e Kosovës nuk pres ta zbardhni sepse tërmeti politik do të binte mbi subjektin tuaj dhe para kusht i dytë është zbardhja e rastit të vetëvrasjes së Arbnorit, cilat ishin motivet që e shtynë në vetëvrasje, për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk e ka marrë guximin askush të flas publikisht por tani është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar dhe në rolin e sinjalizuesit”, ka thënë ai.

Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që deputetit të PDK-së t’i ndalet fjala.

“Indikative mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin Vëllezërit Dehari e unë pyes se cili site roli i tyre. A e bëtë këtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që ministrja të marrë përgjegjësi që rreh tavolinën tani ajo filloi me akuzua prap opozitën. Unë me të vërtetë po ndjehem keq që këtë duhet ta hap para bacën Avni por e di se Astrit Dehari ishte kundër marrëveshjeve të cilat sot i keni nënshtruar edhe kundër tradhtisë që po bëni me marrëveshjet”, ka thënë Berisha.

Këtë e ka kundërshtuar, Haxhiu e cila ka thënë se deputetëve të PDK-së u duhet ndaluar me ligj të flasin për Deharin.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin, Ju keni qenë në qeveri kur është vrarë astrit Dehari, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha. Ju i keni duart e përlyera me gjak, ju. Duhesh me pas pak fytyrë, marre. Në kohën e juaj është vrarë Astrit Dehari”, ka thënë ajo.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Zoti Berisha edhe ju e dini fort mirë që përpjekja me e lidhë Lëvizjen Vetëvendosje me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor politik me prapavijë politike... Zoti Berisha, për këtë ka një vendim të gjykatës që i ka liruar ata persona prej kësaj akzue, nëse dini diçka më shumë unë e kisha ftu prokurorin me ju ftu në intervistë, gjithçka që dini zoti Berisha e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist unë e ftoj prokurorin me të intervistu. Çkado që kanë pasur institucionet që kanë ditë, i kanë liruare këta persona, prej kësaj mund të konstatojmë që ishte një proces i montuar politik”, ka thënë Konjufca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024