Rasti “Brezovica”, caktohet paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve

Rasti “Brezovica”, caktohet paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë të pandehurve në rastin “Brezovica”.

Sipas një komunikate të gjykatës, B.L., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit, SH.SH., dhe S.S.1, të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit; falsifikimi i dokumenteve zyrtare.

“SH.SH., i dyshuar për shkak të veprave penale në marrja e ryshfetit dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit. G.B, dhe A.Ç., të dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit. L.V. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit. G.S. dhe S.S.2, të dyshuar për shkak të veprës penale në vazhdim fajdeja në bashkëkryerje. G.S., i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit; ushtrimi i ndikimit dhe pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, thuhet në komunikatë


Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë të dyshuarve: B.L., SH.SH., G.B., S.S.1, L.V., G.S., dhe S.S.2, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Lexo edhe

Video