Rastet e shumta me Covid-19, Bundesliga ul kapacitetin e tifozëve në stadiume

Rastet e shumta me Covid-19, Bundesliga ul kapacitetin e tifozëve në stadiume

Ndeshjet e Bundesligas nga ky vikend do të zhvillohen me kapacitet prej 15,000 tifozësh brenda stadiumit për arsye që të luftohet rritja e madhe e rasteve me Covid-19 në Gjermani.

Të enjten, 73,000 raste të reja dhe 388 vdekje ishin raportuar në shtetin gjerman, ku parashikohet shumë shpejtë një valë e katërt me virusin Covid-19, përcjell KosovaPress.


Kancelarja Angela Merkel dhe pasardhësi i saj Olaf Schols kanë arritur marrëveshje me liderët gjerman që të merren masat sa më shpejtë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Një nga rregullat nënkupton që ndeshjet e Bundesligës, të cilat kanë qenë duke u zhvilluar me kapacitet afro të plotë këtë sezon, nga ky vendim do të lejohet vetëm 50% pjesëmarrje me një maksimum prej 15,000 tifozësh.

Po ashtu, ky vendim prek edhe derbin “Klassiker” mes Bayern Munich dhe vendit të dytë Borussia Dortmund, ndeshje kjo që zhvillohet në “Signal Iduna Park”. Vetëm një pikë i ndanë skuadrat mes vete.

Lexo edhe

Video

error: