Rashit Qalaj aderon në PDK

Rashit Qalaj aderon në PDK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vazhdon me prurjet e reja para garës zgjedhore të 14 shkurtit.

Aderimi më i ri i radhës në këtë parti është ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Në një konferencë për media, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj tha se me Qalaj në qeverisjen e PDK-së do të ndodhë reformimi i sektorit të sigurisë.


“Qalaj do të kontribuojë në rimëkëmbjen dhe reformimin e sigurisë dhe rendit në Kosovë”, tha ai, duke shtuar se Qalaj do të jetë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.

Nga ana e tij, Rashit Qalaj tha se është i nderuar që nga sot është pjesë e partisë për hartimin e programit të sigurisë.

“Largimi nga policia ka qenë një vendim i vështirë, por mendova që nga politika të ndikoj në përmirësimin e gjendjes për një vend të sigurt sa i përket sigurisë”, tha Qalaj, i cili për 20 vjet ka qenë i punësuar në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, në këtë konferencë Hoxhaj tha se Vlora Çitaku është pjesë e kësaj partie dhe pritet të jetë pjesë e listës së garës zgjedhore.

Lexo edhe

Video

error: