Rashiq: Respektoni “kojshit”, edhe pse liderët kanë fjalorë nacionalist
Lexohet për: 1 min.
rashiq-100724
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kërkuar më shumë tolerancë ndërmjet të gjithë komuniteteve në Kosovë. Derisa foli për raportimet se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve në terren shoqërohet shpeshherë me një narrativ negative, Rashiq tha se shqiptarët si dhe serbët dhe komunitetet të tjera duhet të respektojnë njëri-tjetrin si fqinj të mirë.

Rashiq tha se të gjithë qytetarët nuk duhet të barazohen me politikanë që herë pas here kanë një vokabular nacionalist dhe shovinist.

“Unë i lus krejt bashkëqytetarët tanë si serbë ashtu edhe shqiptarë por edhe krejt komuniteteve të tjera që të respektohen fqinjët dhe të kenë një nivel të tolerancës. Nuk duhet të bazohen qytetarët në politikanë që herë pas herë mund të kenë një vokabular shovinist dhe nacionalist. Megjithatë ftoj të gjithë qytetarët që të kenë një respekt për kojshit e vet. Kjo jo vetëm që është një traditë e popullit kosovarë pasi ne nuk jemi të tillë. Ne e dina çka është toleranca dhe bashkëjetesa”, tha ai. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025