Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rashiq: Jam shokuar me gjendjen që e kam gjetur në Zyrën për Komunitete

Rashiq: Jam shokuar me gjendjen që e kam gjetur në Zyrën për Komunitete

Ish-udhëheqës i Zyrës për Komunitete në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, gjatë raportimit në Komision për Menaxhimin e pandemisë, ka deklaruar se 2 milionë eurot të cilat ishin ndarë për t’u dalë në ndihmë komuniteteve nuk kanë mundur të shpenzohen për asnjë projekt pasi buxheti nuk ka qenë i alokuar. Ai para anëtarëve të këtij komisioni ka folur edhe për gjendjen në të cilën e ka gjetur Zyrën për Komunitete në kuadër të zyrës së kryeministrit.

Rashiq para anëtarëve të Komisionit Hetimor për menaxhim të pandemisë deklaroi se nga 2 milionë eurot ishte planifikuar që 1.2 milion euro të ndaheshin për t’u dalë në ndihmë komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian, kurse 800 mijë ishte paraparë për t’u dal në ndihmë bizneseve të vogla që kanë pësuar humbje për shkak të pandemisë. Por siç u shpreh ai këto projekte nuk u realizuan pasi buxheti nuk ishte alokuar.

“Ne nuk  kemi arritur, nuk kemi pasur kohë asnjë cent ose asnjë projekt që ta financojmë në cilën do prej formave sepse në atë moment së pari as buxheti nuk ka qenë i alokuar e para e dyta, para se të tentohej të alokohej  cila prej do shumave duhet të ketë një program i cili po ashtu sipas rregullave duhet të aprovohet nga ana e qeverisë. Së pari paralelisht kam punuar në programin dhe kur janë aprovuar program i ri kështu që ne nuk kemi pasur mundësi që ta aprovojmë asnjë projekt. Por sido qoftë në masën nëntë që e kemi përmendur  kanë qenë të dedikuara 2 milionë euro… 06’51 1.2 milionë për OJQ që do shpërndajnë në mënyrë sa më të shpejtë që është e mundshme në veçanti për caqet e qarta si romë, ashkali dhe egjiptian dhe 0.8 ose 800 mijë ka qenë të dedikuara për projekte individuale që shumë nga zanatlinjtë apo bizneset e vogla do të kenë pasoja dhe nga 500 deri në 5 mijë mund të përfitojë…1.2 milion ka pasur asistencë në formë prej ushqimit, e kemi pasur listën e pakove, ushqimi, higjienë dhe në fund maska dhe mjetet mbrojtëse dhe ne kemi pasur listën për 1 deri në 3”, tha ai.

Rashiq ka thënë se është shokuar kur ka shkuar në Zyrën për Komunitete pasi është emëruar si udhëheqës i saj.


“Kam qenë i shokuar që me vite ajo zyre nuk respekton programin e tyre, nuk respekton programin që e kanë aprovuar vetë dhe unë e dizajnova programin në një mënyrë tjetër po jo vetëm 1 por 6 shtylla kanë qenë…11’12 me organogramin duhet me i pas shtatë punëtor  të stafit civil. Kur jam ardhur unë  atje me 1 prill kanë qenë vetëm tre punëtor 1 prej tyre ka qenë në pushim të lehonisë, e dyta sipas rekomandimit që ka nisur në atë kohë e ka pasur një bebe dhe ka qenë rekomandim në atë kohë që ajo ka qenë në shtëpi dhe unë vetëm  një punëtore e kam gjetur aty. Pastaj, ndoshta 1 javë pas emërimit edhe ajo ka qenë  në kontakt me motrën e saj e cila ka dal pozitiv”, theksoi Rashiq.

Kurse, deputeti Veton Berisha i cili vjen nga komunitet egjiptian u interesua të di se çka ka ndodhur me këtë 2 milionësh dhe a është ndarë për grupet e planifikuara.

“Thonë se janë ndarë 2 milionë për komunitetin romë, ashkali dhe egjiptian edhe në atë kohë përpos ushqimit dhe higjienës ka filluar me u ngec edhe procesi i mësimnxënies në fund të procesit është  konstatuar se rreth 40 për qind të nxënësve nuk e kanë ndjekur procesin mësimor. E në opinion është thënë se qeveria Kurti përmes zyrës së kryeministrit për komunitete i ka ndarë 2 milionë euro. Pyetja ime është  a janë ndarë në komunitetet ky 2 milionë për periudhën mars-qershor  nëse jo çfarë lloj ndihme u është ofruar komuniteteve në këtë periudhë buxhetin që e keni pasur në kuadër të zyrës çfarë ka ndodhur me të“, pyeti Berisha.

Në Komisionin hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë sot ishte paraparë që të raportonte edhe ish-kryeministri, Albin Kurti por që ai nuk ishte i pranishëm në këtë komision për shkak të rrethanave të krijuara në vend pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila e ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi,me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Lexo edhe

Video

error: