Rashica e nis nga fillimi ndeshjen kundër Manchester Cityt

Rashica e nis nga fillimi ndeshjen kundër Manchester Cityt

Sot me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Norwich Cityt dhe kampionit aktual anglez Manchester City, e vlefshme kjo për xhiron e 25 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Norwichi barazoi me rezultat 1:1 me Crystal Palace, kurse Manchester City e mposhti me rezultat 2:0 Brentfordin, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 24 ndeshjeve të zhvilluara City zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 60 pikëve, krahas Norwichit që renditet në vendin e 18 me gjithsej 17 pikë të arkëtuara.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve ku për Norwichin nuk do të paraqiten Krul, Omobamidele, Sorensen dhe Kabak, kurse te Manchester City mungojnë Mendy, Palmer dhe Jesus.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me çfarë formacioni do ta fillojnë këtë ndeshje, ku ylli kosovar Milot Rashica e fillon takimin e sotëm nga minuta e parë, ndërsa formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Norwich City (4-4-2): Gunn; Williams, Gibson, Hanley, Aarons; Rashica, McLean, Melou, Gilmour; Pukki, Sargent

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Ake, Zinchenko; Gundogan, Fernandinho, Silva; Mahrez, Foden, Sterling

Lexo edhe

Video