Rashford ylli i ndeshjes mes Anglisë e Uellsit

Rashford ylli i ndeshjes mes Anglisë e Uellsit

Kombëtarja e Anglisë e siguroi sot fazën eliminatore të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Anglia e mposhti me lehtësi Kombëtaren e Uellsit me shifrat 3:0, ku shkëlqeu ylli i Manchester United, Marcus Rashford, raporton KosovaPress.

Rashford shënoi dy gola (minuta e 50’ dhe 68’), ndërsa Phil Foden shënoi në minutën e 51’ për t’ia siguruar Anglisë fitoren e sotme ndaj Uellsit.


Padyshim, më i miri i ndeshjes ishte Marcus Rashford, i cili u vlerësua me notën më të lartë (9.2), kurse më i dalluari te Uellsi ishte Neco Williams me notën 6.6.

Ndërkaq, lojtari me notën më të dobët të ndeshjes ishte portieri i Uellsit, Danny Ward (5.3).

Më poshtë mund të gjeni statistikat dhe notat e lojtarëve në përballjen mes Anglisë e Uellsit.

Lexo edhe

Video