Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian viziton veriun
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.
Ai është duke zhvilluar takime veç e veç me përfaqësues të ndryshëm politikë të serbëve në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.
Ai ka mbaruar takimin me përfaqësuesit e Listës serbe, ndërsa mësohet se tashmë është duke biseduar me përfaqësues të "Demokracisë serbe".
Dje në Prishtinë, Terras dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, derisa theksoi se të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.