Raporton për një shpërthim në veri por del se ishte i dehur

Raporton për një shpërthim në veri por del se ishte i dehur

Një person derisa punonte si sigurim fizik ka raportuar se kishte dëgjuar një shpërthim në veri të Mitrovicës, megjithatë pas hetimeve del se ai ishte nën ndikimin e alkoolit.


Rasti ka ndodhur në orën 21:00 në rrugën “ Kollashinska”. Sipas Policisë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin ku dyshohej se kishte ndodhë shpërthimi, por nuk kanë vërejte asgjë të dyshuar.

“Në makineritë që shërbejnë për kryerjen e punimeve në atë vend nuk është vërejte asnjë lloj dëmi apo gjurme që mundë të jenë shkaktuar. Ankuesi është sjell në stacion policor të cilit iu ka bërë alkotesti dhe ka rezultuar se ai kishte qenë nën ndikim të alkoolit 1.70 promil. Janë bërë disa intervista me banorë të cilët banojnë në atë lokacion, por ata nuk kishin dëgjuar dhe vërejte diçka të dyshuar. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që ankuesit t’i merret deklaratë me shkrim pas këndelljes, po ashtu dhe banorëve të rrethinës. Rasti- informata vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: