Procesi i rekrutimit të pozitave të larta në institucionet e administratës shtetërore ka probleme serioze, sipas raportit që u publikua të enjten nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).
Në bazë të këtij raporti në periudhën 2021-2022, në administratën shtetërore nga 22 procedura të rekrutimit vetëm gjashtë janë përmbyllur me sukses. Sipas tyre shqetësuese është që rreth 65 për qind e pozitave drejtuese civile në ministri janë me ushtrues detyre.
Hulumtuesja në GLPS, Ema Pula, tha se rekrutimi në institucionet e administratës shtetërore ka efikasitet të ulët.
Por ajo tha se e kundërta qëndron tek agjencitë e pavarura, ku nga gjashtë procedura të hapura katër janë përfunduar.
Ndërkaq, hulumtuesja tjetër në GLPS, Donika Çeta, tha se shqetësuese është edhe numri i ulët i aplikimeve në procesin e rekrutimit në pozitat e larta drejtuese.
Ajo shtoi se anulimet e shpeshta të procedurave dhe mospërfillja e ligjit për emërimin e kandidatit fitues e rritë mosbesimin tek qytetarët për të kandiduar.
Krahas këtyre, ato rekomanduan që të rritet transparenca për procesin e rekrutimit në pozitat drejtuese të administratës dhe të zbatohet me kujdes dispozitat e Ligjit për zyrtarët publik.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.