Raporti i Transparency International, Kosova përmirësohet për tri pika në luftën kundër korrupsionit

Raporti i Transparency International, Kosova përmirësohet për tri pika në luftën kundër korrupsionit

Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit. Sipas raportit të përvitshëm për të Organizatës Transparency International që nxorri të martën Kosova ka shënuar përmirësim, me 39 pikë, tre pikë më lart sesa vitin 2020-të.

“Kosova (39 pikë) ka bërë tranzicion paqësore të pushtetit ndërmjet qeverive gjatë viteve të fundit. Parlamenti i saj ishte i vetmi në Ballkanin Perëndimor – dhe i vetmi nga pesë në të gjithë Evropën – që nuk i transferoi pushtetet vendimmarrëse tek ekzekutivi kur goditi pandemia. Vendi tregoi një vullnet të vërtetë për të luftuar korrupsionin duke hetuar liderët potencialisht të korruptuar dhe duke miratuar një strategji për sundimin e ligjit. Megjithatë, qeveria duhet të sigurojë që emërimet publike të bëhen në kohë e duhur, të jenë transparente dhe të paanshme, për të sjellë përmirësimet e nevojshme në proceset e prokurimit publik”, thuhet në raport.


E sot në një konferencë për medie që do të mbahet në ora 10:00, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të prezantojë rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International.

“Transparency International vlerësimin dhe rankimin e shteteve e bazon në raportet kredibile të organizatave ndërkombëtare si Freedom House, World Bank, Bertelsmann Foundation, WJustice Project ROLI, Global Insight dhe Varieties of Democracy. Indeksi shfrytëzon sistemin e vlerësimit prej 100 shkallësh në të cilin vlerësimi maksimal do të thotë ‘vend i pastër nga korrupsioni’ kurse vlerësimi prej zero pikë do të thotë ‘vend shumë i korruptuar’. Si është renditur Kosova në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021? Sa pikë ka marrë Kosova dhe si krahasohet me vendet tjera në rajon? A ka shënuar progres apo regres Kosova në luftimin e korrupsionit? Këto dhe shumë informacione tjera mund t’i kuptoni gjatë konferencës”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Lexo edhe

Video

7 Comments

Komentet janë të mbyllura.