Raporti i FBI-së: Baldwin ka tërhequr këmbëzën e armës që vrau Hutchins

Raporti i FBI-së: Baldwin ka tërhequr këmbëzën e armës që vrau Hutchins

Një raport i FBI-së ka arritur në përfundimin se Alec Baldwin tërhoqi këmbëzën e armës që vrau një kineaste në setin e filmit Rust.

Baldwin qëlloi aksidentalisht Halyna Hutchins ndërsa ata po filmonin filmin në tetor 2021 – por gjithmonë pohoi se ai nuk e tërhoqi këmbëzën.


Megjithatë, një hetim i sapo përfunduar i mjekësisë ligjore nga FBI thotë se arma në fjalë nuk mund të ishte shkrepur pa u tërhequr fizikisht këmbëza.

Gjetjet e shqyrtuara nga Zyra e Hetuesit Mjekësor në New Mexico dhe një raport i mëtejshëm pas vdekjes, e ka klasifikuar vdekjen e Hutchins si një aksident.

“Vdekja u shkaktua nga një plagë me armë zjarri në gjoks. Rishikimi i raporteve të disponueshme të zbatimit të ligjit nuk tregoi asnjë demonstrim bindës se arma e zjarrit ishte e ngarkuar qëllimisht me municion të vërtetë në shesh”, thuhet në raport, sipas Sky News.

Lexo edhe

Video