Raporti i Amensty International: Nga shkeljet e rënda të drejtave dhe lirive të njeriut në Rusi, deri te krimet e luftës të kryera nga forcat ruse në Siri

Raporti i Amensty International: Nga shkeljet e rënda të drejtave dhe lirive të njeriut në Rusi, deri te krimet e luftës të kryera nga forcat ruse në Siri

Rusia ka vazhduar me shkeljen të rënda të drejtave dhe lirive të njeriut në të gjitha fushat, sipas Raportit të “Amensty International” për vitin 2020/2021.

Sipas këtij raporti autoritetet ruse e përdorën pandeminë si pretekst për të vazhduar goditjen ndaj të gjitha mospajtimeve, duke përfshirë ndryshimet në një mënyrë të paqartë të ligjit mbi “lajmet e rreme” dhe shtrëngimit të kufizimeve për tubimet publike.

Sipas raportit të “Amensty International” protestuesit paqësor, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aktivistët qytetarë dhe politik u përballën me arrestime dhe ndjekje penale. Ndërsa policia ruse përdorte në mënyrë rutinore të tepruar dhe panevojshme forcë kundër protestuesve, ata lejuan gjithashtu dhunë kundër protestuesve nga grupe të tjera. Raporti paraqet gjithashtu rastin e helmimit të liderit opozitar Alexei Navalny nga shërbimet sekrete ruse.


Në Rusi rastet e raportimit të dhunës ndaj gazetarëve dhe aktivistëve opozitarë mbeten të larta. Ata gjithashtu u përballën me gjoba të larta dhe presione të ndryshme. Ligji për “agjentët e huaj” dhe “organizatat e padëshirueshme” u përdorën në mënyrë aktive për të njollosur OJQ-të e pavarura, duke i privuar nga financimi dhe duke ndëshkuar rëndë anëtarët e tyre.

“Amensty International” konstaton se në Rusi torturat mbeten endemike. E drejta për një gjykim të drejtë ishte shkelur në mënyrë rutinore, ndërsa ndryshimet ligjore rezultuan me reduktim të mëtejshëm të pavarësisë së gjyqësorit. Qeveria vazhdimisht ka injoruar rritjen e akuzave për korrupsion.

Raporti paraqet se pandemia COVID-19 vuri në pah mangësitë e sistemit shëndetësor rus. Një mungesë e shtretërve spitalorë, pajisjeve e masave mbrojtës kyçe dhe medikamenteve mjekësore, së bashku me vonesat e pagave të punonjësve shëndetësorë, ishin raportuar shpesh në të gjithë vendin. Gjithashtu raportimet zyrtare për shkallën e të infektuarve dhe vdekshmërisë nga COVID-19 në Rusi, tregonin një fshehje të numrave nga ana e qeverisë, për dallim nga raportimet e pavarura.

Eksitojnë prova të cilat vërtetojnë pretendimet për krime lufte të kryera nga forcat ruse në Siri. Provat duke përfshirë deklaratat e dëshmitarëve, video, fotografi dhe imazhe satelitore të shtatë sulme ajrore kundër objekteve mjekësore dhe shkolla nga forcat ruse dhe katër nga sirianë ose forcat ruse, midis muajve maj 2019 dhe shkurt 2020 në Siri, i vërtetuar akuzat e “Amensty International” për shkelje të rënda të së drejta ndërkombëtare humanitare dhe krimet e luftës të realizuara nga Rusia në Siri. Rusia gjithashtu vazhdoi ndërhyrjet në shtete fqinje.

Lexo edhe

Video

error: