Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në Nju Jork
Lexohet për: 1 min.
26.9.2024 ZKM (1)
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Nju Jork ka takuar sot homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar mbi avancimin e raporteve  diplomatike dhe shtimin e bashkëpunimit të dyanshëm.

Me këtë rast u theksua mundësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në arsim, kulturë, ekonomi, tregti dhe investime, fusha nga të cilat do të kishte përfitime reciproke.

Kurti gjithashtu përmendi efektet pozitive të liberalizimit të vizave, ku tashmë shumë qytetarë kosovarë krahas qendrave tjera evropiane kanë destinacion të vizitave edhe Greqinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025