Ramush Haradinaj për krah Agim Veliu në Podujevë

Ramush Haradinaj për krah Agim Veliu në Podujevë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit nuk ka asnjë kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, pasditen e sotme ishte krah për krah me ish-kryetarin e Podujevës, Agim Veliu.

Veliu ishte kryetar i Podujevës për shumë mandate dhe me emërimin e tij për ministër të Punëve të Brendshme, ai ka lënë pozitën e kryetarit, ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen më 15 mars. Veliu i cili është një person me shumë influencë në LDK dhe Llap, është në vazhdimësi në mbështetje të kandidatit të LDK-së për kryetar të Podujevës.


E Ramush Haradinaj sot ishte në Podujevë, ai nuk ka deklaruar mbështetje për kandidatin e LDK-së, por ka publikuar disa foto në Facebook së bashku me Agim Veliun.

“Te “Miftari” në Podujevë u ndalëm për një çaj me qytetarë, ku na u bashkua edhe ministri Agim Veliu”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, krahas publikimit të fotove.

Lexo edhe

Video