Ramosaj i premton përkrahje edhe më të madhe “Kryqit të Kuq” në Deçan

Ramosaj i premton përkrahje edhe më të madhe “Kryqit të Kuq” në Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka takuar dhe bashkëbiseduar me stafin e “Kryqit të Kuç” të Deçanit, të prirë nga kryetari Xhavit Rabushaj e koordinatori Bashkim Berisha.


Ai ka shkruar në Facebook se ka përgëzuar stafin e mrekullishëm për punën e jashtëzakonshme që bëjnë me vite të tëra në shërbim të qytetarëve, e sidomos kohëve të fundit, nga fillimi i pandemisë dhe nuk po ndalen së punuari.

“Unë si kryetar dhe komuna që drejtoj, ju kemi ofruar përkrahjen tonë gjithmonë për të gjitha gjërat që kanë qenë mundësi dhe kapacitet i komunës dhe u zotova që këtë do ta bëjmë edhe më me shumë përkrahje në mandatin e qeverisjes që po hyjmë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

error: