Ramosaj: Fshatit Belle do ta bëjmë një nga qendrat më atraktive të turizmit

Ramosaj: Fshatit Belle do ta bëjmë një nga qendrat më atraktive të turizmit

Kryetari i komunës së Deçanit dhe kandidati për një mandat tjetër në këtë komunë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj ka mbajtur një takim me banorët e fshatit Belle, ku është zotuar se do ta bëjnë një nga qendrat më të bukura dhe më atraktive të turizmit në mbarë hapësirën shqiptare.

Ramosaj ka shkruar në Facebook se është i përkushtuar që ky vendbanim të shëndrrohet në fshat turistik.

Postimi i plotë i Ramosajt:

I nderuar me pritjen e Bellagjinjve, në fshatin më të lashtë të komunës sonë në Belle!

Jemi zotuar dhe do ta bëjmë Bellenë, një nga qendrat më të bukura dhe më atraktive të turizmit në mbarë hapësirën shqiptare!

Jam shumë i lumtur që vite me parë, personalisht kam ndjekur të gjitha procedurat ligjore për ta rikthyer edhe administrativisht të zyrtarizohet si vendbanim, me të drejtën e tyre shekullore!


Po ashtu, ndihem krenar që në këtë mandat kam arritur të punojmë dhe ndërtojmë infrastrukturën rrugore për në Belle, ani pse ende e pa kompeltuar tërësisht, por po punojmë drejtë përfundimt te plotë dhe nuk ka pengesë që na ndalë.

Po punojmë dhe do ta jetësojmë që sa më shpejtë të arrijë edhe rrjeti elektrik dhe çdo lloj shërbimi publik, si në çdo lokalitet tjetër!

Po ashtu, jam përkushtuar që ky vendbanim të shëndrrohet në fshat turistik dhe ndihem mirë kur shoh zhvillime e ndërtime që i shërbejnë zhvillimit të turizmit në këtë zonë!

Faleminderit për mikëpritjen në truallin e lashtë të familjes së Smajl Demushit (vëllëzerit Ahmetaj) dhe nga gjithë bellagjinjtë, familje për familje!

E po ashtu, dua të falenderoj edhe z.Musa Çekaj, vëllaun e Heroit tonë Sali Çekaj, për respektin dhe mikëpritjen!

Faleminderit nga gjithësecili prej jush për besimin dhe mbështetjen tuaj të parezervë!

Jemi bashkë dhe do të jemi bashkë gjithmonë 🤝!

Lexo edhe

Video

error: