Ramos zbulon se çfarë ndodhi mes tij dhe Lenglet te rasti i penalltisë

Ramos zbulon se çfarë ndodhi mes tij dhe Lenglet te rasti i penalltisë

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos i dha një ndihmë të madhe skuadrës së tij për ta mposhtur Barcelonën në “Camp Nou” me rezultat 1-3, raporton KosovaPress.

Kur rezultati ishte i barabartë 1-1, Ramos realizoi nga pika e bardhë për ta rikthyer avantazhin e mysafirëve, por kjo penallti ngjalli shumë spekulime pas ndeshjes.


Ishte trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ai i cili e kritikoi gjyqtarin duke deklaruar se dueli ndërmjet Ramos dhe Lenglet nuk ishte për penalti.

Por, është reprezentuesi spanjoll ai i cili mundohet të hedh dritë mbi këtë situatë duke sqaruar se çfarë ndodhi në momentin kritik.

“Mendoj se ishte penallti e qartë. Ai më kapi mua kur isha duke kërcyer dhe mendoj se gjithçka ishte e qartë aty. Nuk është e drejtë që ta gjykosh referin për një aksion i cili ishte shumë i pastër. Pasi kaluam në avantazh, ne nuk pranuam që të mbyllemi në mbrojtje dhe e gjetëm edhe golin e tretë.”, deklaroi Sergio Ramoss.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: