Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte takuar në Tiranë me presidentin e Shqipërisë në atë kohë Ramiz Alinë.

Në një video të pa publikuar më parë dëgjohet zëri i Ramiz Alisë, duke thënë se “Kosova dhe Shqipëria janë një komb dhe një popull”.

Ai po ashtu thoshte, se çështja e Kosovës dhe e Shqipërisë janë e njëjta gjë.

“Sepse ne konsiderojmë që çështja e Kosovës, dhe çështja e Shqipërisë janë një… Po i dhimti koka Shqipërisë, do i dhëmb koka edhe Kosovës. Po i dhimti koka Kosovës, i dhëmb koka edhe Shqipërisë. Sepse jemi një popull një komb dhe po, ka të mira kjo pjesë e kombit shqiptarë këtë anë të kufirit, ka të mira edhe në pjesën tjetër, ose i vjen mirë i ngjallet gëzim kënaqësi dhe anasjelltas”, kishte thënë presidenti Ramiz Alija, gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ky takim, i të dy liderëve, besohet se i pati hapur rrugët për trajnimin e grupeve të para të UÇK-së, në Shqipëri. Në grupin e parë besohet të ketë marrë pjesë dëshmori i kombit Zahir Pajaziti, kurse në të dytin komandanti Adem Jashari./RTV Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024