Ani pse është edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar i Operës- Rame Lahaj, ende nuk është krijuar një sallë koncertale për të njëjtin.
E për këtë organizuesi i festivalit dhe tenori kryesor, Rame Lahaj i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe ndërmarrjeve private që të krijohet kjo sallë që do të shfaqë vlerat kulturore shqiptare.
Ajo, ka shtuar se ka shumë hapësirë për rritje të investimit jo vetëm material, me qëllim që arti, kultura dhe artistët të përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Është kthyer në një pjesë të pazëvendësueshme të jetës kulturore në Kosovë, por vetëm gjatë verës së saj, por në anën tjetër jo vetëm festivali por edhe shembulli personal i tenorit Rame Lahaj tregon që ngado që shëtisin djemtë dhe vajzat e Kosovës përsëri kthehen në Kosovë dhe asnjëherë nuk harrojnë vendin e tyre dhe pritjet, shpresat që lidhen me suksesin e tyre por edhe krenarinë e jashtëzakonshme që qytetarët e Kosovës, institucionet kanë për sukseset e tyre...Jeta kulturore në Kosovë mund të jetë më aktivja dhe më e pasuruara në rajonin tonë..Ka shumë hapësirë për rritje të investimit jo vetëm material, me qëllim që arti, kultura, artistët, ta përfaqësojnë Kosovën më së miri”, ka thënë Gërvalla.
Kurse, Rame Lahaj, është shprehur se presioni nga ta për Qeverinë dhe Komunën e Prishtinës, nuk do të ndalet që të bëhet një sallë për koncerte, ku do të mblidhen opera, baleti, ansambli popullorë dhe filarmonia.
Sipas tij, mënyra e duhur për këtë presion është duke sjellë artistët në shesh dhe duke nxjerrë të vërtetën në shesh se ka nevojë për një sallë koncertale.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...