Ramë Lahaj për nënën e tij: Pa buzëqeshjen tënde, unë jam vyshkun

Ramë Lahaj për nënën e tij: Pa buzëqeshjen tënde, unë jam vyshkun

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, ka bërë një dedikim emocionues për nënën që i ndërroi jetë dy ditë më parë.


Lahaj ende nuk po mund ta besoj se e ëma i vdiq, ai shkruan se pa buzëqeshjen e nënës është krejt i vyshkun.

“Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6.  Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi. ‘Gabeli jot’”, ka shkruar Ramë Lahaj.

Lexo edhe

Video

error: