Institucionet e Kosovës e kanë për detyrë dhe obligim që të mos ta lejojnë përsëritjen e rastit terrorist të 24 shtatorit në Banjska. Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë se NATO dhe Kosova duhet të kenë aranzhime të reja operacionale në aspektin politik dhe strategjik.
Ramadani për KosovaPress thotë se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, por paqëndrueshmëria e saj është e dukshme. Ai u bënë thirrje qytetarëve të rrisin bashkëpunimin me institucionet shtetërore, në mënyrë që të shmangen incidentet e mundshme në të ardhmen.
Për këtë çështje, Ramadani thotë se institucionet e Kosovës e kanë për detyrë dhe obligim që të mos ta lejojnë përsëritjen e rastit në Banjska. Ai është shprehur se shpesh ka kërkuar që NATO dhe Kosova të kenë aranzhime të reja operacionale, në aspektin e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe sektorit të sigurisë së Kosovës.
Po ashtu, ditëve të fundit qytetarët kanë filluar ta përdorin për larje për herë të parë pas lufte liqenin e Ujmanit. Sipas Ramadanit, politizimi i organizimeve, sidomos atyre partiake në mbrojtje të rreptë policore, nuk i bën nder askujt.