Ramadani: Na penalizoi mungesa e ekperiencës, kemi pak gjasa në ndeshjen e kthimit

Ramadani: Na penalizoi mungesa e ekperiencës, kemi pak gjasa në ndeshjen e kthimit

Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kundër Herancvarosit me rezultat 3-0 dhe kjo ia bënë shumë të vështirë që ta kaloj këtë fazë të Ligës së Kampionëve para ndeshjes kthyese e cila zhvillohet në “Fadil Vokrri” pas një jave.

Trajneri Zekirija Ramadani ka thënë pas ndeshjes se ishte mungesa e ekperiencës ajo që ndikoi në këtë lojë edhe pse skuadra pati një paraqitje dinjitoze deri në minytën e 70’ të ndeshjes, përcjellë KosovaPress.


“Për 2/3-tën e ndeshjes ne luajtëm mjaft mirë, pastaj gjithçka u hodhë në ujë për 10 minuta. Mendoj se për 70 minuta ishim të barabartë me ekipin kundërshtar, kishim ide të çarta për çfarë kishim udhëtuar. Por, ne nuk e kemi eksperiencën, është hera e parë që garojmë në këtë garë dhe kjo është arsyeja kryesore e kësaj humbje”, tha Ramadani

Ramadani më tutje e uroi kundërshtarin pë këtë fitore dhe pranoi se skyadra e tij ka pak gjasa që ta bëjë një përmbysje të madhe në ndeshjen kthyese pas një jave.

“Të jem realist, mendoj se pak kemi gjasa në ndeshjen e kthimit, por ne do të japim gjithçka nga vetja. E uroj kundërshtarin për fitoren”, tha ai.

Lexo edhe

Video