Ramadani: Masat janë për të shpëtuar jetë

Ramadani: Masat janë për të shpëtuar jetë

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, deklaroi se të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës.

Sipas tij, masat e kanë një qëllim dhe atë shpëtimin e jetëve.


Përmes një statusi në Facebook, Ramadani bëri krahasimin me lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve në rrugë ku trafiku rregullohet përmes sinjalistikës së vendosur.

“A e keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese? Po. Por qëllimi i vërtetë është prioriteti reciprok i qarkullimit të njerëzve dhe veturave! Nuk mund të bëhet lëvizje e lirë në të njëjtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave! Pasojën e dini të gjithë! Kjo ndalesë mund të konsiderohet antikushtetuese! Kush ka të drejtë të më ndalë lirinë time të lëvizjes në rrugë, në semafor, në lauren e trenit, kudo? Po pse bëhet kjo? Sepse ekziston një e drejtë universale më e madhe dhe më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes! E drejta për jetë!”, shkroi Ramadani.

Para se të vazhdonte: “Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës! Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve! Kjo është shëndetësia publike! Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!”, përfundoi Ramadani.

Lexo edhe

error: