Trajneri i Gjilanit, Zekirja Ramadani, ka folur para ndeshjes kundër skuadrës lituaneze, Liepaja, rival të cilin e ka konsideruar shumë të rrezikshëm.
Ai në një konferencë për media ka thënë se në ndeshjen e parë, objektivi do të jetë vetëm fitorja dhe nuk i intereson loja e bukur në fushë.
“Rivali me të cilin ballafaqohemi nesër është shumë i fortë. Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe t’iu them të drejtën, fare nuk më intereson loja e bukur. Unë dua fitoren dhe pres të kualifikohemi në fazën tjetër. Nesër për mua është ndeshja e parë zyrtare si trajner i Gjilanit dhe dua rezultat pozitiv”, tha Ramadani.
Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Liepajës zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.