Rama: Transformimi i Prishtinës ka filluar

Rama: Transformimi i Prishtinës ka filluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një vjetorin e qeverisjes së tij në kryeqytet, nëpërmjet një video, ka paraqitur disa nga të arriturat gjatë këtij viti.

Rama ka thënë se kanë nisur punimet për njërin prej projekteve më të rëndësishme të kryeqytetit që është unaza e brendshme që do ta lidhë rrethrrotullimin e lagjes “Arbëria”, me atë të lagjes “Lakrishte”.


Ai ka folur edhe për afër 30 rrugë të asfaltuara në qendër dhe në periferi e të cilat janë në përfundim e sipër, derisa ka thënë se kanë filluar edhe me realizimin e projektit për rrugën A, si dhe projekte tjera.

Lexo edhe

Video