Rama takon vajzat e arta të Kosovës: Uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë

Rama takon vajzat e arta të Kosovës: Uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar sot me xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, të cilat i sollën Kosovës dy medalje të arta në Lojërat Olimpike në Tokio.

Rama në një postim në Facebook ka thënë se është nder i madh të presë buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trajnerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë.


“Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve”, shkruan Rama.

Ndryshe, me anë të një ceremonie solemne, presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe trajnerin e tyre, Driton (Toni) Kuka.

Kosova rrëmbeu dy medalje të arta në Lojërat Olimpike dhe u rendit e 42-ta në renditjen totale bazuar në trofetë e fituara nga të gjitha shtete pjesëmarrëse.

Lexo edhe

Video