Rama takohet me Infantinon – foto

Rama takohet me Infantinon – foto

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon.

Pasi që kreu vizitën e tij në stadiumin “Air Albania”, ku edhe u prit nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, Infantino tani është takuar me numrin një të Shqipërisë, Edi Ramën.


Po ashtu, prezent në këtë takim ishte edhe legjenda e Interit, Youri Djorkaeff, i cili është pjesë e delegacionit të FIFA-s që ka arritur për vizitë në Shqipëri.

Rama pas takimit me Infantinon reagoi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“Me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, një mik i mirë që na nderon sot me vizitën e tij dhe të skuadrës së tij, ku shkëlqen prania e legjendës së Interit, Youri Djorkaeff”, shkroi Rama në “Facebook”.

Lexo edhe

Video