Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur sot nga plani i qeverisë për rritje të pagave në vend.

Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama theksoi se plani ambicioz për rritje pagash, synon që të mundësojë në harkun e këtyre dy viteve, 2023-2024, ngritjen e Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit.

Ai tha se ky plan synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh.

“Tanimë kemi në dorë një plan shumë ambicioz, por njëkohësisht mjaftueshëm të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve, pra të 2023-it, 2024-ës të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh, që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, në të mirë të familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare, e thashë në dy faza”, theksoi Rama pas mbledhjes së Qeverisës. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024