Rama: Stërvitja “Defender Europe 21” është moment historik

Rama: Stërvitja “Defender Europe 21” është moment historik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21” në portin e Durrësit e ka quajtur moment historik për marrëdhëniet me NATO-në.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky është një moment historik që i mbush me krenari, por dhe me përgjegjësi.

Rama në fjalën e tij, në organizimin për nisjen e stërvitjes së madhe ushtarake “Defender Europe 2021” tha edhe se regjimi komunist e kishte brumosur popullin shqiptarë me idenë se të huajt nuk duheshin lënë të shkelnin në Shqipëri dhe se ata ishin e keqja jonë me e madhe.


“Gjenerata jonë lindi dhe u rrit në gjysmën e jetës deri këtu me idenë se ju nuk duheshit lënë të shkelnit në këtë vend dhe ne të gjithë u brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë, por jo vetëm, botës mbarë.  Unë dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve, që do doni të riktheheni përsëri. Shqipëria nuk është në vend i këshilluar për të ardhur për shkak të steriotipeve, por Shqipëria është një vend që kush vjen dëshiron të kthehet përsëri. Kam dëshirë dhe besim që kjo do të ndodhë edhe me ju. Besoj që ajo çka ne të gjithë duhet të mbajmë parasysh është detyrimi për t’i përcjellë gjeneratave të tëra këtë amanet për të ardhmen e vendit tonë dhe botës së madhe të popujve që duan të jetojnë në liri dhe në demokraci, duke u investuar sëbashku që të bëjmë edhe më shumë për brezin e ri në të gjitha aspektet”, tha Rama.

Rama u zotua se do të vazhdojnë të qëndrojnë besnik krah për krah me aleatët.

“Është një kënaqësi e madhe dhe nder për ne që të kemi kaq shumë yje të mbledhura këtu në këtë vend të vogël dhe kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm i të gjithë punës së përbashkët në funksionit ë rritjes dhe demonstrimit të kapaciteteve tona sepse besoj që kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të artë[…] Është vërtetë një moment historike për të gjithë në dhe një moment që na mbushe më krenari dhe përgjegjësi dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah për krah jush si një vend që ndoshta nga pikëpamja numerike nuk i’u ofrojmë shumë kësaj aleancë por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë unikale për botën tonë ne dëshirojmë të jemi gjithmonë më të denjën dhe më të vyer brenda kësaj aleance” , deklaroi i pari i Shqipërisë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: