Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rama: Sot ditë historike për vendin, Kosova po bëhet pjesë e misionit të paqes

Rama: Sot ditë historike për vendin, Kosova po bëhet pjesë e misionit të paqes

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është mbajtur ceremonia për zbarkimin e kontingjentit  të FSK-së për misionin e parë paqeruajtës në botë ku do të jen në krah të ushtrisë amerikane në Kuvajt.

Në fjalë rasti, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se dita e sotme është historike.

“Sot është ditë historike për Kosovën. Sot Kosova zyrtarisht po bëhet kontribuuese e misionit të paqes përkrah partnerëve dhe miqve tanë. Kjo e arritur është falë pjesëtarëve të FSK-së , jam krenar që jam komandant i Forcës”, tha ai.


Komandanti i FSK-së, tha se po zbarkojnë në  një mision fisnik.

“Të dashur ushtarë të FSK-së, ju jeni duke zbatuar një mision fisnik në mbështetje të paqes, do të jeni krenar pasi që në këtë mision jetësoni një synim tonin për të cilën shumë gjenerata sakrifikuan. Jam i bindur që do të shërbeni me profesionalizëm dhe do të përfaqësoni Kosovën me dinjitet”, tha gjeneral Rama”, shtoi ai.

Një kontingjent i Forcës do të qëndrojë së paku gjashtë muaj në Kuvajt me Gardën Kombëtare të Iowa-s për mision paqeruajtës në shtetin e Kuvajtit.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: