Rama shpërndan pamje nga kriporet e Nartës në Vlorë
Lexohet për: 1 min.
pamjeee
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë ditëve të nxehta të verës vaskat e kripores së Nartës, në Vlorë, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë janë shndërruar në ngjyrën rozë dhe korale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje mahnitëse nga vaskat e kripores së Nartës në Vlorë.

Periudha e verës, pikërisht në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura Dunaliella Salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Caroten.

Në kriporet e Nartës të pasionuarit pas fotografisë nuk mungojnë për të fiksuar në aparatet apo telefonat e tyre fotografi, jo vetëm me det të kaltër por dhe me det “rozë”.

Uji në hapësirat për prodhimin e kripës gjatë kësaj periudhe merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025