Rama: Shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj jashtë çdo parashikimi

Rama: Shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj jashtë çdo parashikimi

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama u shpreh sot se sezoni turistik po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj jashtë çdo parashikimi. Kreu i qeverisë ndau sot pamje nga fluksi i vizitorëve të huaj në Portin e Durrësit.


“Mirëmëngjes dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Sipas shifrave të publikuara dje, xhiro e bizneseve në hoteleri-turizëm është rritur me 23% përgjatë muajve maj-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë vjet, e po ashtu punësimi në sektor i rritur me 16% krahasuar me 2021 apo 23% më shumë krahasuar me 2019. /atsh/

Lexo edhe

Video