Rama: Shengeni ballkanik i domosdoshëm për Kosovën, edhe pse më quajnë “vëllai i Vuçiqit”

Rama: Shengeni ballkanik i domosdoshëm për Kosovën, edhe pse më quajnë “vëllai i Vuçiqit”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për Shengenin ballkanik, ka thënë se të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë ide, nuk kanë argument kundër Shengenit rajonal në funksionin ekonomik, social dhe politik.

Në një konferencë për media në fund të vizitës  dyditore në Kosovë, kryeministri Rama i ka quajtur shpifje, gënjeshtra dhe manipulime ata që kundërshtojnë Shengenin ballkanik.


Ai me këtë rast nuk ka përmendur termin e mëhershëm mini-Shëngen, por  Shengen, duke thënë se Kosova nuk ka rrugë tjetër, pasi nuk mund të qëndrojë e izoluar.

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Kosovë, e para kjo pas propozim-aktakuzës së Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçit, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë personave të tjerë për kinse krime lufte në Kosovë, ka takuar lider politikë dhe drejtues të institucioneve të Kosovës.

 

Lexo edhe

error: