Rama: Rruga “Muharrem Fejza” do të përfundojë për 40 ditë

Komuna e Prishtinës ka filluar zhvendosjen e kioskave në rrugën “Muharrem Fejza”, gjë që u tha se do të mundësojë përfundimin e kësaj rruge brenda 40 ditëve.

I pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në mesditën e së enjtes, ka qëndruar në këtë lagje derisa është bërë zhvendosja e kioskave. Nga aty, Rama  tha se janë marrë masa të menjëhershme për rregullimin e rrugës “Muharrem Fejza”.

“Jemi duke e bërë zhvendosjen e këtyre kabinave e cila do të na lejojë përfundimin e rrugës ‘Muharrem Fejza’ deri në pikën ku është hap, deri te ajo që është me zhavorr, siç e dini e gjithë rruga lartë ka qenë ashtu gjendje shumë të keqe, gjendje katastrofale, ne kemi marrë masa të menjëhershme për me shtruar me zhavorr sepse gjatë kohës me temperatura përfundi gradë nuk mund të kryesh punë të tjera. Po ashtu gjatë kohës edhe me shi dhe borë, nuk janë kushtet për zhvillim të rrugëve. Tash kur jemi në pranverë që koha ka filluar të përmirësohet, i kemi temperaturat mbi 0 gradë, pra jemi në plus e kemi një tempo të zhvillimit të rrugës ’Muharren Fejza’, një tempo. 40 ditë pra 39 ditë nga sot, kështu që do ta përfundojmë të gjithë rrugën ‘Muharren Fejza’ deri në pikën ku janë të hapura, e më pas do të behet analiza e gjendjes ekzistuese edhe në kanalizime, pra do t’i incizojmë këto që ta dimë saktësisht se çka është instaluar dhe kanalizimet se a punojnë në mënyrë të mirëfilltë”, tha ai.


Të gjitha këto punë, Rama tha se do t’i bëjë në bashkëpunim me drejtorinë e infrastrukturës.

Drejtori i infrastrukturës, Krenar Xhaferi, thotë se pas zhvendosjes së kioskave do të bëhet edhe rregullimi i gjithë  problemeve që ndodhen në këtë rrugë.

“E gjithë rruga për 40 ditë realisht pqër 40 ditë, ne do t’i trajtojmë edhe skajorët që janë dëmtuar, kubëzat që janë dëmtuar, gjithë rrugën ‘Muharrem Fejza’ ne kemi bërë një plan të hollësishëm dhe do ta respektojmë planin dinamik në rrugën ‘Muharrem Fejza’”, ka thënë ai.

Ne mëngjesin e sotëm grupi i këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar qeverisjen e Ramës, ku ky i fundit i është përgjigjur sot duke thënë se janë marrë më shumë probleme dhe madje kanë bërë edhe mjaftë projekte.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.