Rama reagon për plagosjen në zyrën e PD-së në Kavajë: S’ka asnjë motiv politik, autori militant i PD

Rama reagon për plagosjen në zyrën e PD-së në Kavajë: S’ka asnjë motiv politik, autori militant i PD

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e mbrëmjes së të hënës, ku një person mbeti i plagosur në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.


Rama, në një status në rrjetet sociale, shprehet se kjo ngjarje nuk ka asnjë motiv politik. Ai shkruan se autori është militant i PD-së, ndërsa i kërkon Bashës të ndahet nga Meta e Berisha.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman”, shkruan Rama në twitter.

https://publish.twitter.com/?query=https%3A%2F%2Ftwitter.com%2Fediramaal%2Fstatus%2F1384414737883086848&widget=Tweet

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: