Rama: Reagimi ynë nuk është për të zhbërë Gjykatën Speciale

Rama: Reagimi ynë nuk është për të zhbërë Gjykatën Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se reagimi kundër propozim-aktakuzës ndaj dy liderëve të UÇK-së nuk është për të zhbërë Gjykatës Speciale, e as të ndërhyrë në punën e saj. Por sipas tij për të kundërshtuar metodën e diskriminimit që ka përdorur Prokuroria Speciale.

Në konferencën e sotme për medie, pas qëndrimit dy ditor në Kosovë, i pari i qeverisë në Tiranë tha se nuk ka ardhur për t’ia bërë avokatin presidentit Hashim Thaçi e Kadri Veselit.

“Reagimi ynë nuk ka ardhur për të zhbërë Gjykatën Speciale, as për të ndërhyrë në punën e saj, por për të reaguar kundër metodës e cila është diskriminuese” , tha ai.

Derisa shtoi se Kosova gjendet në një moment kritik që mund të ketë konsekuenca për vendin.


“Ne nuk kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit…por kemi ardhur këtu se besoj shumë fortë se jemi në një moment kritik që mund të ketë konsekuenca për Kosovën. Në rast se në këtë moment nuk ndajmë qartë drejtësinë dhe padrejtësinë”, tha ai.

Krahas kësaj, kryeministri shqiptar foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.  Ai theksoi se Kosova nuk duhet të barrikadohet dhe të ndalë këtë dialog në arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë.

“Kosova nuk duhet të barrikadohet dhe të ndalë dialogun.Dialogu duhet të vazhdojë me kapacitete të plota. Padiskutim, nuk kam pikën e dyshimit se qëndrueshmëria e Kosovës duhet të dëshmohet nga brenda”.

 

Lexo edhe

error: