Rama: Qytetarët do ta kuptojnë sa jetik është vizioni ynë për Prishtinën

Rama: Qytetarët do ta kuptojnë sa jetik është vizioni ynë për Prishtinën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i cili arrit të shkojë në balotazh kundrejt kandidatit të LVV-së, Arben Vitia, ka falënderuar të gjithë përkrahësit, ndërsa ka paralajmëroi fitore më 14 nëntor.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se do t’i përvishen punës për të bërë Prishtinës ashtu siç e dëshirojnë qytetarët.


Rama ka thënë se në javët e ardhshme do t’u tregojë banorëve të Prishtinës se sa i rëndësishëm dhe jetik është për qytetin dhe fshatrat vizioni i tij për transformimin rrënjësor të Prishtinës.

Ky është statusi i tij i plotë:

E dashur Prishtinë,

Të Dielën kaluam bashkë një proces shembullor.

Ndjehem thellësisht mirënjohës për votën e secilit prej jush që më dha mbështetje për të shkuar në raundin e dytë. Jam i bindur se gjithë ky besim dhe dashuni që më keni dhënë këta muaj, do të kurorëzohet me fitore, më 14 Nëntor.

Unë besoj se gjërat nuk ndodhin rastësisht. Prandaj, nuk po më duket rastësi pse pikërisht në këtë moment, kaq shumë bashkëqytetarë po besojnë se Prishtinës i duhet përvoja, njohuria dhe gatishmëria ime për t’i bërë realitet planet tona konkrete për një Prishtinë më të dinjitetshme për të gjithë.

Prishtinës i duhet me marrë frymë e me u shëru prej kaosit urban. E unë, do t’i përvishem punës me e bë pikërisht këtë.

Bashkë me ekipin tim, këtë garë po e vazhdojmë me guxim, sepse vetë historia e ka dëshmuar se ata që guxojnë, dhe vihen në shërbim të së mirës së përbashkët, mund ta bëjnë ndryshimin e madh. Kjo nuk është vetëm ëndërr, por plan konkret e praktik lehtësisht i jetësueshëm me përkrahjen tuaj.

Në javët e ardhshme do të shihemi sërish bashkë për t’u treguar banorëve të Prishtinës se sa i rëndësishëm dhe jetik është për qytetin dhe fshatrat tona vizioni ynë për transformimin rrënjësor të Prishtinës.

Lexo edhe

Video

error: