Rama pyet shqiptarët: A duhet legalizuar kanabisi mjekësor?

Rama pyet shqiptarët: A duhet legalizuar kanabisi mjekësor?

Kjo është pyetja numër 6 në pyetësorin e Këshillit Kombëtar, për të cilën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon mendimin  e qytetarëve.

Shefi i qeverisë thotë se për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin.

“Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike” shkruan Rama.


Minimizoi politikën e agresionit të Putinit ndaj Ukrainës, dorëhiqet kreu i Marinës gjermane

Dimri i parë pa izolim, Thethi, Razma e Vermoshi zbardhen nga bora

Sipas Ramës, deri mbrëmë ky pyetësor është plotësuar nga 16.544 qytetarë.

Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.

Lexo edhe

Video