Rama përgjysmon rrogat e deputetëve dhe ministrave

Rama përgjysmon rrogat e deputetëve dhe ministrave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se deri në fund të luftës me koronavirusin, pagat e deputetëve dhe ministrave do të përgjysmohen.


Rama, në një paraqitje direkte nga kryeministria, shtoi se diçka e tillë nuk do të ndodhë me pagën e Presidentit të vendit, duke e falënderuar atë për ndihmën që po jep në këtë kohë.

“Nëse lufta do të zgjasë dhe do na duhet të kalojmë në planin B, sepse të parët ata me halle nuk do t’i lëmë vetëm, ndërsa të dytët nuk duhet të ankohen, por duhet të bëjmë luftën e tyre si gjithë të tjerët. Unë doja që qysh në planin A të heqim të gjithë nga vetja, duke filluar qysh nga biznesi i madh, apo ata që kanë një pagë të lartë në sektorin publik, por më bindën se ky do të perceptohej si një mesazh i gabuar dhe të hynte nga ato gojët pa perimetër të ekraneve televizive, nga ku do të dilte se shteti nuk ka para për të paguar paga dhe pensioni, prandaj hëpërhë nuk do të prekim asnjë pagë përveç atyre të deputetëve dhe ministrave, që do të marrin vetëm gjysmën e rrogës deri në mbarim të luftës. Ndërsa presidentit nuk do ia përgjysmojmë, dhe haka e do që ta falënderoj publikisht sepse qysh kur kemi hyrë në këtë luftë po ndihmon si mundet dhe sa mundet”, tha Rama, shkruan Tch.

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: