Rama për televizionin francez: Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar

Rama për televizionin francez: Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizion publik francez, France24. Rama është pyetur për çështjen e integrimit dhe nëse akuzon Bullgarinë se ka bllokuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Rama tha se ndodhemi në një situatë absurde për shkak të vetos që i ka vënë Bullgaria-Maqedonisë së Veriut.

Edi Rama: Po, jemi në një situatë mjaft absurde, për t’ju thënë të vërtetën sepse Shqipërinë është si një dëm kolareral. Pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga Komisioni, Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar ndaj Maqedonisë së Veriut, sepse siç e dini Këshilli Evropian bllokohet lehtësisht me një veto të njërit prej anëtarëve të tij.


Duke folur për korrupsionin, ai tha se ende është prezent në Shqipëri, por duke e krahasuar situatën me 8 vite më parë, rezultati i përmirësuar është i dukshëm.

“Ju thatë shumë korrupsion, unë do të thoja se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që thatë nuk është i vetmi. Në krahasim me Francën apo vendet e tjera ne jemi një vend që kemi ende probleme për të zgjidhur me korrupsionin, por në krahasim me 8 vite më parë kemi një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi Rama.

Ndërsa për vaksinat ai tha:

“Sepse të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor nuk u përfshimë në shpërndarjen e parë të vaksinave në Evropë dhe ishte vërtetë e vështirë që të fillonim vaksinimin e të gjithë njerëzve”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.