Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka konsideruar goditje kriminale shpërthimin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok të veriut të Kosovës. Ai ka thënë se kjo duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar.
Ai ka shkruar se “akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër-Lepencit është një krim i rëndë, i cili cenon jetën e qytetarëve të Kosovës”.
“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cenon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, ka shkruar Rama.
Rama ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.
Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorportata Energjetike e Kosovës.
Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e…
— Edi Rama (@ediramaal) November 30, 2024