Rama për ndërkombëtarët: Ata janë zot shtëpie në Kosovë, e krijuan me bomba
Lajme
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se i ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë, ai ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian si dhe amerikanët. Por për të njëjtin nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Ramës, dokumenti mund të çojë dialogun Kosovë-Serbi në një tjetër nivel.

Rama ka deklaruar se një asociacion që gjen miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është gjëra që i duhet vendit sot. Ai ka thënë se drafti nuk do të bëhet publik por sipas tij i njëjti është material në tryezë ku mund të ketë edhe materiale të tjera.

https://kosovapress.com/admin/muja-duke-derguar-statut-per-asociacionin-rama-po-forcon-raportin-e-tij-me-vuciqin/

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Rama ka deklaruar se drafti është punuar nga ekspertë ndërkombëtarë prej kohësh.

Rama ka deklaruar se “situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndrojë spektator duke parë Kosovën sesi tkurret e tkurret në sytë e aleatëve.

Tutje, Rama ka thënë se asnjëra palë nuk e do Asociacionin dhe se sipas tij do të përpiqen që ta shtyjnë atë në pafundësi.

“Unë nuk sulmoj Albin Kurtin. Albin Kurtin e fajëson bota e tërë demokratike me emër dhe me mbiemër dhe kjo mua më shkakton vetëm keqardhje sepse nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu", ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/hoxhaj-draft-asociacioni-i-rames-duhet-te-kete-mbeshtetje-ne-kosove/

Rama ka thënë se nuk ka dalë vullnetar për të bërë ndonjë marrëveshje por sipas tij, ka dhënë kontribut në punën e një grupi ekspertësh për tryezën e dialogut.

E duke përmendur ndërkombëtarët, Rama i ka quajtur ata zot të shtëpisë në Kosovë, që sipas tij, e kanë krijuar atë me bomba.

“Duke parë që në vend se të ulen në tryezë njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufij me Kosovën dhe të dy e dinë që as njëri dhe as tjetri nuk janë aty për të zgjidhur problemin real që është problemi i gjithë marrëveshjes së normalizimit dhe asociacionit, që është thelbi i kësaj marrëveshjeje, siç e keni parë. Çfarë kërkojnë ata që në këtë rast unë nuk i quaj ndërkombëtarët, ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë. Ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë si në asnjë vend tjetër sepse ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba", ka thënë Rama.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024