Rama për Ballkanin e Hapur: Secili do të merr pjesën që i takon

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur.

Rama gjatë vizitës në Gjakovë nuk ka lënë pa përmendur edhe nismën Ballkani i Hapur, të cilës Kosova nuk i është bashkëngjitur. Ai theksoi se kjo nismë, e cila përbëhet nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia Veriore, do të zgjerojë ekonominë e vendeve të rajonit.


“Është shumë për të qeshur dhe për të qarë kur Ballkanin e Hapur e trajtojnë si një instrument që do ta merr Serbia tregun, ndërkohë që po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka këtu. Pavarësisht gjithë pengesave, problemeve, dhe gjithë marrëdhënieve që janë dhe në këtë rast përgjegjësia është në anën e Serbisë, është në anën e Kosovës. Praktikisht, volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu”, tha Rama.

Sipas tij, vendet e nismës Ballkanin e Hapur do ta marrin pjesën e asaj që i takon.

“Pra, nuk është çështja se Ballkani i Hapur do të bëjë ndonjë gjë tjetër përveç se do të krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë më tepër frymëmarrjen e ekonomike për të gjithë, dhe secili do të merr pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër. Ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tënd, pastaj të tjerët le të fitojnë pjesën e tyre. Kjo nuk është diçka që ti munda ta pengosh, apo të duhej të ishte shqetësimi yt. Sa më mirë të jenë ekonomikisht fqinjët, aq më mirë shkojnë punët edhe në drejtimin politik”, tha Rama.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.