Rama pas Konferencës së Donatorëve citon Biblën: Njerëzimi është një komb i vetëm

Rama pas Konferencës së Donatorëve citon Biblën: Njerëzimi është një komb i vetëm

Pas përmbylljes së Konferencës së Donatorëve, që u mbajt ditën e sotme në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, në fjalën e tij, kryeministri shqipatar, Edi Rama e ka cilësuar një mrekulli të gjithë ndihmën që i është ofruar Shqipërisë në këto ditë të vështira.

Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro, që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë.

Fjala e plotë e kryeministrit:

Kjo është në fakt ai moment i vërtetë, që fakti që unë nuk kam një fjalim me vete do të thotë shumë për pritshmëritë e mia. Kur po vinim këtu po spekulonim, nevoja ishte kaq e madhe, në qoftë se arrijmë në 40% të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% të vlerës mund të ndihemi se kemi pasur sukses. Dhe përtej 50% të shumës do ketë ishte një mrekulli.


Kjo ka qenë përtej imagjinatës të shfrenuar, nuk di çfarë të them!

Më lejoni të citoj diçka nga bibla: “ Nëse një pjesëtar vuan, ne vuajmë se bashkë, nëse një pjesëtar nderohet ne të gjithë gëzohemi”.

E ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend i cili e ka vëllazërinë fetare siç dhe Papa Françesku e ka pagëzuar, nuk gjej dot shembull me të bukur se sa ky që ndodhi sot, se sa ky citim nga bibla:

“Njerëzimi është një komb i vetëm”.

/TCH/

Lexo edhe

error: